Koalicioni për Arsimin e Fëmijëve në Shqipëri takohet me ministren e arsimit për të forcuar bashkëpunimin ministri-shoqëri civile

Tiranë 16 Dhjetor 2014- Koalicioni për Arsimin e Fëmijëve në Shqipëri (ACCE) zhvilloi një takim konsultues në mjediset e Ministrisë të Arsimit dhe Sportit për të diskutuar rreth problematikave të hasura gjatë proçesit të monitorimit të vitit shkollor 2014-2015 si dhe vendosjen e urave të bashkëpunimit dhe partneritetit ndërmjet Kaolicionit dhe MAS.

Të gjitha problematikat e hasura u diskutuan gjerësisht në tryezën ku të pranishëm ishin Znj. Lindita Nikolla-Ministre e Arsimit dhe Sportit, Znj. Zamira Gjini-Drejtore e Arsimit Parauniversitar, Z. Gert Janaqi -Drejtor i IZHA dhe Znj. Adriana Berberi -Drejtore Kabineti në MAS si dhe përfaqësues të Koalicionit për Arsimin e Fëmijëve në Shqipëri

Znj Nikolla, falenderoi Koalicionin për kontributin e dhënë ndër vite për arsimin, një sektor ky që na prek dhe na takon të gjithëve si dhe njohu të pranishmit me qasjet e reja të MAS në garantimin e një arsimi cilësor në mbarë vendin duke u shprehur se: “...suksesi i reformave të ndërmarra në garantimin e arsimit cilësor dhe gjithëpërfshirës kërkon një konsensus sa më i gjerë pët të vërtetat e arsimit.”

I gjithë takimi u karakterizua nga fryma e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit duke marrë konsensusin e të gjithë të pranishmëve në shqyrtimin e propozimit të Koalicionit per krijimin e Grupit Kombëtar për Mbështetjen e Arsimit, organizimin në partneritet të plotë mes Koalicionit për Arsimin e Fëmijëve në Shqipëri dhe MAS të Konferencës Kombëtare mbi arsimin e fëmijëve Rom si dhe organizimin e trajnimeve të përbashkëta të mësuesve, drejtuesve te DAR/ZA mbi arsimin gjithëpërfshirës dhe përqasjes profesionale ndaj fëmijëve me aftësi të kufizuara.

Disa nga problematikat mbi të cilat u diskutua në takim lidheshin me:pajisja me tekste falas për fëmijët në nevojë, mbipopullimi i klasave, mos zbatimi i legjislacionit mbi “Arsimin e Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara”, mungesa e konsultimit të organizatave të shoqërisë civile në hartimin e Buxhetit për vitin 2015, si dhe mungesa e një pike kontakti në MAS për Organizatat e Shoqërisë Civile, të cilat kanë në fokus të punës së tyre arsimin e fëmijëve.

Për më tepër informacion kontaktoni Zj. Linda Pino, Koordinatore Kombëtare e Koalicionit për Arsimin e Fëmijëve në Shqipëri, në adresën linda.pino@crca.al/tel +355 67 60 75 400

Sponsors

Follow us on facebook

Contact us