Deklaratë për shtyp “Të drejta të barabarta,mundësi të barabarta” Arsimi dhe fëmijët me aftësi të veçanta

Tiranë, 05 Maj 2014– Këtë vit në të gjithë botën përfshirë dhe Shqipërinë, nga data 4 – 10 Maj 2014 zhvillohet Java Globale nën moton “Të Drejta Të Barabarta, Mundësi Të Barabarata”. Këtë javë e gjithë bota e kthen vëmendjen tek rëndësia dhe e garantimi i së drejtës për arsim gjithëpërfshirës për fëmijët me aftësi të kufizuara.

Në Botë rreth 93 milionë fëmijë  të grup moshës 0-14 vjeç janë më aftësi të veçanta të klasifikuara si të moderuara ose të rënda. Në shumicën e vendeve me të ardhura të ulëta dhe mesatare, fëmijët me aftësi të kufizuara kanë norma të ulta të regjistrimit në shkollë.Mohimi i të drejtës për arsim përbën një nga pengesat më të mëdha. Kjo i përjashton ata nga gëzimi i të drejtave të tjera dhe nuk j’u lejon të risin potencialet e tyre për të qënë pjesë aktive e shoqërisë.

E drejta për arsim e fëmijëve me aftësi të kufizuara është një e drejtë themelore e tyre, e cila sanksionohet në aktet ndërkombëtare dhe kombëtare. Konventa e Kombeve të Bashkuara, “Konventa për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, thekson detyrimin e shteteve palë për të njohur të drejtën e personave me aftësi të kufizuara për edukim dhe për ta realizuar këtë të drejtë pa diskriminim, dhe në bazë të mundësive të barabarta.

Gjatë viteve të  fundit nismat endërmara në kuadër të garantimit të aksesit të fëmijëve me aftësi të veçanta në sistemin e detyrueshëm publik kanë ecur përpara, të dhënat zyrtare për fëmijët më aftësi të veçanta që nuk  janë pjesë e sistemit arsimor janë shqetësuese.

Nga të dhënat zyrtare rezulton se:

  • Numri i fëmijeve 0-6 vjeç me aftësi të kufizuar në Shqipëri është 4776;
  • Numri i fëmijëve 6-15 vjeç me aftësi të kufizuar është 8845;
  • Numri i fëmijëve 15-18 vjeç me aftësi të kufizuar është 4165;
  • Sipas të dhënave të Shërbimit Social Shtetëror numri i fëmijëve me aftësi të kufizuar, të verbër, para-tetraplegjikë, me aftësi të kufizuar fizike dhe mendore është 17785;
  • Numri totali fëmijëve me aftësi të kufizuara të regjistruar ne kopshte dhe në arsimin e detyrueshëm publik është 3678, që përbën vetëm 0.63% të numrit total prej 576 383 të fëmijëve të regjistruar;
  • Për vitin akademik 2011-2012 numri i fëmijëvë më aftësi të kufizuar që frekuentojnë kopshtin është 511;
  • Numri i fëmijëve me aftësi të kufizuar që frekuentojnë arsimin e detyrueshëm publik 9-vjeçar është 3167;
  • Bazuar në këto të dhëna 5678, ose 64.2% e fëmijëve të grup moshës 6-15 vjeç nuk frekuentojnë arsimin e detyrueshëm.

Rekomandimet e ACCE:

  • Të zbatohet ligji Nr. 69/2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë” në mënyrë specifike nenet nr. 64 dhe 65 si dhe Dispozitave Normative , Kreu XV “Arsimimi I Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara”;
  • Përmirësimi i të dhënave statistikore dhe bërja publike e tyre, për fëmijët me aftësi të kufizuara;
  • Garantimi I mësuesit mbështetës në të gjitha shkollat e frekuentuara nga fëmijët me aftësi të kufizuara;
  • Përfshirja e prindërve të fëmijëve me aftësi të kufizuara në proçeset vendim-marrëse të bordeve të shkollave;
  • Përshtatja e infrastukturës shkollor dhe paisja me materialet didaktike nevojave të fëmijëve me aftësi të kufizuar.

Koalicioni për Arsimin e Fëmijëve në Shqipëri dhe organizatat partnere në kuadër të Javës Globale për “Arsimin dhe Fëmijët me Aftësi të Kufizuara”, do të organizojnë një sërë aktivitetesh në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

  • E Hënë, datë 5 Maj ora 11:00 te Hotel Tirana, salla e Kuqe, do të zhvillohet konferenca për shtyp që do të lançojë aktivitetet që do të zhvillohen në kuadër të Fushatës Globale, Java e Arsimit.
  • E Mërkurë, datë 7 Maj, ora 11:00 do të zhvillohet aktiviteti “Piktura e Madhe e Fëmijëve” tek Parku Rinia. Gjatë kësaj dite fëmijët do të pikturojnë dhe çdo pikturë e tyre do të vendoset tek baneri, i cili më pas do i dhurohet Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve.
  • E Enjte, datë 8Maj, ora 10:00, sheshi “Vëllezërit Frashëri”, do të zhvillohet Leksioni Madh i Hapur, cili ka për synim që të sjellë në vëmendjen e politikanëve shqiptarë problematikën e fëmijëve me aftësi të kufizuar dhe përfshirjen e tyre në sistemin arsimor. Të pranishëm në këtë leksion të hapur do të jenë përfaqësues të Ministria e Arsimit dhe Sportit, Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, përfaqësues të ParlamentitShqiptar, përfaqësues të Institucionit të Avokatit të Popullit, Zyrës kundër Diskriminimit, Sindikata e Pavarur e Arsimit Shqiptar,Federata e Sindikatave të Arsimit dhe Shkencësanëtarë të Koalicionit për Arsimin e Fëmijëve në Shqipëri, organizata mbështetëse të Koalicionit, prindër, fëmijë, mësues etj.
  • Linja Kombëtare e Këshillimit për Fëmijë, ALO116-111 do të publikojë raportin tematik mbi rastet e raportuara pranë kësaj Linje nga fëmijët , prindërit dhe mëuesit si dhe do të organizoje fushata ndërgjegjësuese dhe sensibilizuese në shkollat: “Petro Nini Luarasi”, “At Zef Pllumi”, “Pjetër Budi”, “Kongresi I Manastirit”;
  • Organizata Partnerë për Fëmijët do të ndërmarrë aktivitete në kopështet në: Tiranë, Durrës, Elbasan, Kukës dhe Peshkopi për të rritur ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e arsimit për çdo fëmijë me aftësi të kufizuara. Katërmbëdhjetë kopështe po pilotojnë 3 manuale mbi diversitetin dhe gjithëpërfshirjen e fëmijëve në sistemin arsimor;
  • Shoqata MEDPAK dhe partnerët e sajdo të zhvillojë aktivitete në 14 shkollat 9-vjeçare të 7 rajoneve: Burrel, Dibër, Durrës, Vlorë, Gjirokastër, Korçë, Elbasan ku do të zbulohet një pllakatë që do të jetë motivi i Javës Globale të Edukimit.  Qeveritë e nxënësve do të lexojnë mesazhin para të ftuarve;
  • Në Librazhd, MEDPAK dhe partnerët e saj, do të mbajë një takim në mjediset e Bashkisë Librazhd, ku do të ftohen titullarët e kësaj bashkie dhe do të flitet për arsimin gjithëpërfshirës.
  • Organizata "Jonathan Center"do tëorganizoje aktivitete me rastin e Javes Globale tëArsimit në3 klasat e para nëTirane qëndjekin 4 femije me Sindromen Doën,tëcilët trajtohen nëJonathan Center, si dhe do t'i prezantojnëkomunitetit të tyre vet-avokuesen e pare me Sindromen Doën, Greta Kokoshi, e cilaapelon per arsimin gjitheperfshires ne Javen Globale te Arsimit.
  • Observatori për të Drjetat e Fmëijëve,do të zhvillojë aktivitete ndërgjegjësuese në të gjitha zyrat rajonale ku ajo operon.

Sponsors

Follow us on facebook

Contact us