Të nderuar ministra,
Re: Mbrojtja e prioriteteve të arsimit global brenda G20
Urime për...
Tiranë, 27 Prill 2013 - Koalicioni për Arsimin e Fëmijëve në Shqipëri finalizoi sot Javën Globale të Edukimit në një event të hapur, me pjesmarrjen e fëmijëve dhe të rriturve, të quajtur ‘Ekspozita e Madhe’, tek Parku Rinia në Tiranë.
Dhjetra fëmijë, prindër dhe partnerë të ndryshme të ACE u bënë pjesë e Ekspozitës së Madhe për “Mësuesin Ideal”. Fëmijët piktuaruan, shkruan ese mbi mësuesin e tyre, u argëtuan në aktivitete të organizuara nga grupi i animatoreve të RVSH-së, duke iu bashkuar miliona njerëzve në të gjithë botën po bëjnë thonë fjalën e tyre në lidhje me të drejtën e çdo fëmije për të pasur një mësues të kualifikuar.
“Ekspozita e Madhe” është finalizim i të gjithë përpjekjeve dhe angazhimeve që Koalicioni për Arsimin e Fëmijëve në bashkëpunim me dhjetra organizata të shoqërisë civile në Shqipëri, realizuan gjatë Javës Globale të Arsimit, e cila filloi me takimet me mësuesit, pasoi me forumet e hapura me politikanë dhe fëmijë, takimin mbi dispozitat normative të ligjit për arsimin parauniverstar dhe u finalizua sot me Ekspozitën e Madhe të Fëmijëve.
Java e Veprimit Global është një iniciativë e Fushatës Globale Për Arsimin, e cila zhvillohet gjatë muajit Prill në të gjithë botën nga organizatat e shoqërisë civile, sindikatat e arsimtarëve, institucionet publike arsimore etj. Këtë vit kjo iniciativë u fokusua në evidentimin e nevojës për të pasur mësues të kualifikuar për çdo fëmijë.
ACE është një rrjet jo-formal, i themeluar në vitin 2004 dhe koordinohet nga CRCA Shqipëri. Gjatë viteve një serë organizatash të shoqërisë civile, që punojnë në fushën e arsimit dhe edukimit, i janë bashkangjitur Koalicionit të Arsimit në Shqipëri këtu mund të përmendim: ALO 116, SHKEJ, Sindikatat e Arsimit, MEDPAK, Partnerë për Fëmijët, La Casa nel Cuore, ADRF, ADRA, RVSH etj. Këtë vit aktivitetet u realizuan në bashkëpunim edhe me Save the Children, Ëorld Vizion, FBSH dhe organizatën Përthyerje, e cila bëri të mundur edhe ekspozimin e punimeve të të miturve në konflikt me ligjin.
ACE falenderon të gjithë pjesëmarrësit e Javës Globale të Edukimit 2013 dhe shpreh mirënjohjen për kontributin dhe përpjekjet e bëra në kuadër.
Për më shumë informacion, kontaktoni: Znj. Erinda Ibrahimllari, Koordinatore e Koalicionit
E-mail: erinda.ibrahimllari@crca.al/ Tel: + 355 4 2242264
Mail Address: KutiaPostare 1738, Tirana / Albania
Phone: +355 4 2242264
E-mail: acce@acce.al