Dear Ministers,
Re: Protecting the prioritization of global education within the G20
...

“LEXO BASHKË ME MUA - BËHU PJESË E LEXIMIT MË TË MADH NË BOTË”
Java Globale “Arsimim për të Gjithë” 20 – 26 Prill 2009
Fushata Globale “Arsim për të Gjithë” është një fushatë ndërgjegjësuese mbi rëndësinë e arsimit bazë për çdo fëmijë në të gjithë botën e cila nga viti në vit ka bashkuar zërin e fëmijëve, të shoqërisë civile, politikanëve dhe zyrtarëve qeveritarë.
Që nga fillimi i Fushatës Globale “Arsimim për të Gjithë” më shumë se 30 milion fëmijë në të gjithë botën janë regjistruar në shkollë. Numri i fëmijëve në të gjithë botën që nuk shkojnë në shkollë ka rënë në 80 milion dhe numri i personave të rritur analfabet ka rënë në 800 milion.
2008-ta dhe 2009-ta janë vitet kur qëllimi i Fushatës Globale “Edukim për të Gjithë” është në pikën e mesit të rrugës, por progresi është akoma qëllimi që kjo fushatë do të arrijë.
Prej vitesh me radhë, në të gjithë Botën, përfshirë edhe Shqipërinë, gjatë muajit Prill, zhvillohet Java Globale “Arsimim për të Gjithë”. Këtë vit kjo javë do të zhvillohet më 20-26 Prill 2009 nën moton “LEXO BASHKË ME MUA, BËHU PJESË E LEXIMIT MË TË MADH NË BOTË” ku gjatë kësaj jave në të njëjtën kohë në të gjithë botën do të lexohet një lexim me fokus mbi rëndësinë e arsimit të fëmijëve. Gjithashtu këtë lexim mund ta lexojë një fëmijë ose një shkrimtar apo një person tjetër i shquar në fushën e letërsisë.
Në Shqipëri për të organizuar aktivitetet e Fushatës Globale është ngritur Koalicioni për Arsimimin e Fëmijëve në Shqipëri, ku në kuadër të kësaj fushate prej shtatë vjetësh janë zhvilluar aktivitete ndërgjegjësuese mbi rëndësinë e arsimimit të fëmijëve në të gjithë Shqipërinë.
Pjesë e Koalicionit për Arsimimin e Fëmijëve në Shqipëri zbatues të Fushatës Globale për vitin 2009 janë: CRCA/DCI Shqipëri; IRCCRA; World Vision Albania; Save the Children Shqipëri; Partnerët për Fëmijët; Bashkia Tiranë; Fëmijët Sot; UNICEF, MEDPAK, Sos Fshatrat e Fëmijëve; Qëndra “Vatra” Vlorë dhe Aleanca për Fëmijët në Shqipëri
Gjatë kësaj jave do të organizohen një sërë aktivitetesh në nivel kombëtar ku veçojmë; aktivitete ndërgjegjësuese në të gjithë shkollat 9-vjeçare dhe të mesme në të gjithë Shqipërinë, aktivitete të tjera të organizuara nga shoqëria civile si dhe një Aktivitet të madh Publik më 24 Prill 2009 në Hotel Tirana International.
Të ftuar në këtë Aktivitet të madh Publik do të jenë fëmijë të disa qyteteve të Shqipërisë, shkrimtar, persona të tjerë të shquar të letërsisë, përfaqësues të shoqërisë civile si dhe media. Gjithashtu në këtë takim do të lexohen histori jete me fokus rëndësinë e leximit, nga fëmijë dhe shkrimtar të letërsisë për fëmijë.
Mail Address: KutiaPostare 1738, Tirana / Albania
Phone: +355 4 2242264
E-mail: acce@acce.al