Dear Ministers,
Re: Protecting the prioritization of global education within the G20
...
KUJDESI DHE EDUKIMI PËR FËMIJËT QË NË FËMIJËRINË E HERSHME!
TE DREJTAT SAPO FILLON JETA!
JAVA GLOBALE E EDUKIMIT, 23-28 PRILL 2012!
Çdovit,gjatë javës së Fushatës Globale të Edukimit, trajtohet një nga fushat kryesore të qëllimit të mijëvjeçarit të edukimit për të gjithë.Në vitin 2012,tema për fushatën është: “Kujdesi dhe Edukimi në Fëmijërinë e Hershme.”
Qindra fëmijë, mësues,studentë dhe qytetarë do të vijnë së bashku me organizatat e shoqërisë civile në datat 23-28 Prill,për të avokuar të gjithë së bashku për të drejtat e fëmijëve, ku edhe ju mund të merrni pjesë.
CRCA/ALO 116, World Vision, Save the Children, La Casa Nel Cure, ADRA, VIS TIRANA, TAMAM, Rrjeti i Vullnetarëve Shqiptarë, Eco Volis dhe UNICEF, këtë vit organizojnë ndër të tjera edhe eventin publik: “PIKTURA E MADHE”
E pranishme në këtë aktivitet do jetë zv. Ministrja e Arsimit, znj. Nora Malaj dhe përfaqësues të tjerë nga pushteti qëndror dhe vendor.
“Piktura e madhe” (The Big Picture), në 28 Prill 2012, tek Parku Rinia, ora 11.00
“Piktura e Madhe” e Fëmijëve është një ndër aktivitetet më të rëndësishme të “Javës Globale mbi Edukimin”, rreth nxënësve në botë, mësuesve, prindërive, zyrtarëve apo drejtuesve në fushën e arsimit, përkujdesit dhe edukimit.
Ne duam t’i tregojmë botës se si do të dukej një fëmijëri e hershme,e mirë dhe udhëheqëseve tanë, gjithashtu se çfarë angazhimi kërkon kjo nga ana e tyre.
Pikturae madhe përfshin bërjen e fotografive, vizatimeve ose pikturave të një bote ideale për fëmijët,që kanë marrë kujdes dhe edukim që në fëmijërinë e hershme.Në bërjen e kësaj pikture do të përfshihen fëmijët tanë,motrat dhe vëllezërit e tyre më të vegjël si edhe gjithë fëmijëtkudo në botë.Imagjinoni ato gjëra,të cilatju ndihmuan ju ose fëmijët,të cilët ju njihni,të mësonit dhe të rriteshit dhe pikërisht,ato pikturoni.
Merrni pjesë në aktivitet që do të zhvillohen në Parkun Rinia, Tiranë në 28.04.12 dhe jepni kontributin tuaj për bërjen e Pikturës më të madhe që mund të jetë bërë ndonjëjherë në Shqipëri nga fëmijët.
Çfarëështë edukimi dhe përkujdesja në fëmijërinë e hershme?
Fëmijëriae hershme përfshin një periudhë nga 0deri në 8 vjeç dhe është periudha më kritike për zhvillimin e njeriut.
Gjithëpërfshirja dhe edukimi cilësor në fëmijërinë e hershme,mund të japë një kontribut për zhvillimin fizik, psikomotor,njohës,shoqëror,dhe emocional tëfëmijës,duke përfshirë mësimin e gjuhëve të huaja dhe mësimin e të shkruarit dhe të lexuarit.Fëmijët janë nxënës aktive që nga lindja dhe vitet e para janë kyçe për suksesin e tyre në shkollë dhe për më vonë në vazhdi- mësinë e jetës.
Studimete vazhdueshme konfirmojnë se ndërhyrjet e ndryshme në këtë fazë të hershme të jetës,vendosin ritmin për të ardhmen.
Ndërhyrjet e nevojshme përfshijnë ushqyerjen e përshtatshme,pasjen e kujdesit të duhur shëndetësor,një ambient të sigurt,i cili siguron stimulin intelektual,fizik dhe brendësimin e vlerave që në moshë të hershme
Më shumë informacion mbi fëmijërinë e hershme do të gjeni në:
http://unesdoc.unesco.org/images/0014/001471/147154e.pdf
http://www.unicef.org/albania/Ecdassesment.pdf
http://www.unicef.org/albania/sq/early_childhood.html
Koalicioni i organizatave të Fushatës Globale “Arsim për të Gjithë” në Shqipëri.
Për më shumë informacion, kontaktoni:
CRCA / ALO 116:
Belioza Çoku
Menaxhere e Linjës së Këshillimit për Fëmijë, ALO 116
Mobile: 067 20 75 331
Email: bela.coku@gmail.com; alo116@alo116.al
World Vision
Brisida Jahaj
World Vision Albania
Mobile: +355 68 40 99 337
Email: Brisida_Jahaj@wvi.org
http://albania.ëorldvision.org
Save the Children
Ema Kasapi
Mobile: 0682054570
Email: ema.kasapi@savethechildren.org
La Casa nel Cuore
Esida Bejdo
Mobile: 0695444647
Email: esidabejdo@gmail.com
Mail Address: KutiaPostare 1738, Tirana / Albania
Phone: +355 4 2242264
E-mail: acce@acce.al