Dear Ministers,
Re: Protecting the prioritization of global education within the G20
...

“ARSIM CILËSOR PËR TË GJITHË, JEPINI FUND PËRJASHTIMIT” “POLITIKANË KTHEHUNI NË SHKOLLË - ËSHTË KOHA TË KONTRIBUONIʺ
Java Globale “Arsimim për të Gjithë” 21 – 27 Prill 2008
Këtë vit, në të gjithë Botën, përfshirë edhe Shqipërinë, nga data 21-27 Prill 2008, zhvillohet Java Globale “Arsimim për të Gjithë” nën moton “ARSIM CILËSOR PËR TË GJITHË, JEPINI FUND PËRJASHTIMIT”. Gjatë kësaj jave organizatat që punojnë për arsimimin e fëmijëve dhe sindikatat e mësuesve nga e gjithë Bota i drejtohen qeverisë dhe politikanëve me slloganin “Politikan Kthehuni në Shkollë, është koha të kontribuoni"
Ndonëse gjatë vitit 2007 buxheti i arsimit është rritur, përsëri ne vëmë re se fondet e dhëna nga Qeveria nuk janë kanalizuar drejt kthimit në shkollë të fëmijëve që punojnë, lypin apo e kanë braktisur shkollën; arsimimin e vajzave; forcimit të infrastrukturës shkollore sidomos në zonat rurale, përmirësimit të cilësisë së mësimdhënies dhe rritjes dhe forcimit të kualifikimit të mësuesve.
Arsimimi është e drejta e çdo fëmije, përmes së cilës çdo individ në shoqëri ka mundësi të zhvillohet plotësisht dhe të dalë nga varfëria. Për këtë qëllim organizatat joqeveritare: Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri / Defence for Children International (CRCA / DCI), Qendra e Informacionit dhe Kërkimeve për të Drejtat e Fëmijëve në Shqipëri (IRCCRA), World Vision Albania, Save the Children - Albania, UNICEF - Albania, Federata e Sindikatave të Arsimit në Shqipëri, Aleanca për Femijet në Shqipëri (ACA), SOS - Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri, Qëndra “Vatra”, Alanca Gjinore për Zhvillim, Qëndra Fëmijët Sot dhe Diakonia Agapes, Partner për Fëmijët, kanë bashkuar forcat e tyre për t’i bërë thirrje Kuvendit të Shqipërisë, Qeverisë shqiptare dhe Presidentit të Republikës, si dhe të gjithe politikanëve, që të bëjnë më shumë për sigurimin e të drejtave dhe arsimimin e fëmijëve në Shqipëri, sigurimin i mospërjashtimit të fëmijëve, në mënyrë që të eleminohet dhe të ndalohet diskriminimi ndaj fëmijëve në institucionet para-shkollore dhe arsimore publike.
Qëllimi i Fushatës Javore në Shqipëri është ndërgjegjësimi i Qeverisë Shqiptare, politikanëve dhe publikut të gjerë për: problemet e arsimimit të fëmijëve në Shqipëri, veçanërisht arsimimit të vajzave dhe fëmijëve të grupeve vulnerabël, fenomenit të braktisjes së shkollës dhe të fëmijëve të përjashtuar nga arsimi si dhe krijimit të kushteve për shkolla sa më miqësore.
Koalicioni për Arsimimin e Fëmijëve në Shqipëri u kërkon Qeverisë shqiptare nëpërmjet kësaj deklarate për shtyp që;
Koalicioni për Arsimimin e Fëmijëve beson se arsimimi i fëmijëve dhe sigurimi i kushteve për shkolla sa më miqësore duhet të jenë prioritetet kryesore të Qeverisë shqiptare dhe shoqërisë në përgjithësi. Arsimi ka një ndikim të padiskutueshëm në uljen e varfërisë, rritjen e nivelit arsimor dhe kulturor të shoqërisë dhe krijimin e një force aktive për punë, të aftë të integrohet dhe konkurojë në tregun ndërkombëtar.
Koalicioni për Arsimimin e Fëmijëve fton Qeverinë shqiptare, Parlamentin, Presidentin e Republikës, pushtetin lokal, shoqërinë, OJF-të, prindërit, mësuesit dhe vetë fëmijët, që të japin ndihmën e tyre maksimale për të bërë arsimimin më cilësor dhe të mundshëm për të gjithë fëmijët në Shqipëri.
NË QOFTË SE E KENI LEXUAR KËTË DEKLARATË DERI NË FUND, PËRPIQUNI TË RIKTHENI NJË POLITIKAN NË SHKOLLË!
Mail Address: KutiaPostare 1738, Tirana / Albania
Phone: +355 4 2242264
E-mail: acce@acce.al