2006 Campaign

2006 Campaign

 

Tirane me, 24 Janar 2006

FTESEBEHUNI PJESE E FUSHATES GLOBALE “ÇDO FEMIJE KA NEVOJE PER NJE MESUES”

Te nderuar kolege,

Qendra per Mbrojtjen e te Drejtave te Femijeve ne Shqiperi – CRCA nje nga organizatat kryesore joqeveritare dhe jofitimprurese per mbrojtjen dhe zhvillimin e te drejtave te femijeve ne vend, qe prej kater vjetesh eshte organizatore dhe zbatuese e Fushates Globale “Edukim per te Gjithe” ne Shqiperi. Kete vit Fushata Globale do te zhvillohet nen moton “ÇDO FEMIJE KA TE DREJTE PER NJE MESUES ” dhe ne fokus te saj eshte kthimi i femijeve ne shkolle.

Duke qene se kjo fushate nga viti ne vit ka bashkuar zerin e femijeve dhe shoqerise civile, politikaneve dhe zyrtareve te qeverise, per te rritur rendesine e arsimimit ne Shqiperi, ne kemi deshire dhe ju ftojme qe edhe kete vit te beheni pjese e kesaj fushate dhe te jepni ndihmen tuaj ne organizimin e aktiviteteve nen moton “ÇDO FEMIJE KA TE DREJTE PER NJE MESUES”.

Per te koordinuar sa me mire te gjitha aktivitetet qe do te zhvillohen ne Shqiperi ne kuader te Fushates Globale, ne kemi menduar te organizojme nje takim koordinues te te gjithe partnereve te interesuar. Takimi Koordinues zhvillohet ne Sallen e Takimeve te CRCA, ne daten 10 Shkurt 2006 (Dite e Premte), ora 11.00.

Gjate ketij takimi do te diskutohet rreth organizimit dhe koordinimit te aktiviteteve te Javes se Veprimit per Fushaten Globale me moton “Çdo femije ka te drejte per nje mesues” e cila do te zhvillohet gjate datave 24-30 Prill 2006 ne te gjithe Shqiperine.

Ne kete takim jane te ftuar te marrin pjese te gjitha organizatatat qe deshirojne te behen pjese e kesaj Fushate Globale ne Javen e Veprimit me 24- 30 prill 2005.

Jeni te lutur qe ne takim te prezantoni me nje plan te aktiviteteve qe organizata juaj mendon se mund te organizoje ne Shqiperi. Kini parasysh se Fushata Globale ve ne dispozicion te organizatave pjesmarrese vetem Posterat dhe Fletepalosjet e Fushates. Te gjitha shpenzimet qe mund te ndodhin gjate organizimit te fushates jane pergjegjesi e çdo organizate. Kete vit nje faqe interneti i eshte kushtuar vetem Shqiperise, per te bere te njohur te gjitha aktivitetet qe do te zhvillohen ne vend. Eshte nje shanc per te gjithe ne, per te dhene kontributin tone per femijet ne Shqiperi. Behuni edhe Ju pjese e kesaj Fushate Globale.

Per cdo informacion shtese ju lutem mos hezitoni te kontaktoni me ne.

Sinqerisht

Altin Hazizaj Drejtor i CRCA 

Sponsors

Follow us on facebook

Contact us