Të nderuar ministra,
Re: Mbrojtja e prioriteteve të arsimit global brenda G20
Urime për...
Tiranë, 11 Shtator 2020 – Për herë të parë në Shqipëri, Qendra për të Drejtat e fëmijëve CRCA dhe Instituti për Promovimin e Edukimit në Kosovë me mbështetje të Ambasadave të Republikës së Sllovenisë në Shqipëri dhe Kosovë, trajnuan gjatë 2 ditëve mësuesit e shkollave publike të dy vendeve për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.
Trajnimi 2 ditor u bazua në modelin në metodologjinë e trajnimit të ekspertes sllovene Blanka Jamnisek , duke bërë të mundur pajisjen me njohuri bazë dhe të domosdoshme për të drejtat e fëmijëve në shkollë dhe komunitet dhe duke prezantuar edhe gjendjen e të drejtave të tyre në këto ambiente arsimimi si dhe rastet e shkeljes së tyre. Ata u njohën gjithashtu me Konventën e të OKB për të drejtat e fëmijëve, legjislacionin kombëtar për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, etj. Trainimi u shoqërua nga një libërth shpjegues për mësuesin dhe një kalendar të të drejtave të fëmijëve, i cili punohet bashkë me nxënësit për të nxitur të menduarin, por edhe kreativitetin, gjatë mësimit të të drejtave.
Trajnimi u përshëndet nga Ambasadori i Republikës së Sllovenisë në Shqipëri Z. Peter Japelj, i cili shprehu rëndësinë e organizimit të sa më shumë trajnimeve me fokus mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, si dhe u angazua në mbështetjen e çdo inisiative ku në qendër janë të drejtat e fëmijëve dhe mbrojtja e interesit më të lartë të tyre. Gjithashtu eventi u ndoq virtualisht edhe nga Ambasadorja Mag. Jamnišek nga Ministria e Jashtme e Sllovenis dhe nxitse e projektit dhe ekspertja e njohur Dr. Anica Mikuš Kos.
Në këto ditë trajnimi u realizua edhe shkëmbimi i eksperiencave rreth mekanizmave në funksion të mbrojtjes së të drejtave të fëmijevë si në Shqipëri edhe në Kosovë. Trajnimi u krye nga ekspertët më të mirë të CRCA Shqipëri, e miratuar dhe e çertifikuar tashmë për zhvillimin e trajnimeve të akredituara nga Agjensia për Sigurimin e Cilësisë së Arsimi parauniversitar (ASCAP) në vend.
6 mësuesit nga Shqipëria dhe 18 nga Kosova u çertifikuan edhe si trajnues, dhe do të përcjellin më pas të gjitha informacionet e përfituara drejt të gjithë mësuesve të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme publike si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë. Në Shqipëri do te trajnohen 30 mësues të tjerë për mësimin dhe edukimin e të drejtave të fëmijëve.
Këta trajnerë do të krijojnë edhe për herë të parë në këto dy vende të përfshira në zinxhirin e trajnimeve, rrjetin e mësuesve në mbrojtje të të drejtave të fëmijëve në Shqipëri dhe Kosovë.
Mail Address: KutiaPostare 1738, Tirana / Albania
Phone: +355 4 2242264
E-mail: acce@acce.al