Të nderuar ministra,
Re: Mbrojtja e prioriteteve të arsimit global brenda G20
Urime për...
Tiranë, 6 Tetor 2017 – Koalicioni për Arsimin në Shqipëri, Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë shpallnën sot fituesin e Cmimit Kombëtar Mësuesi I Vitit 2017”
Ceremonia u organizua në Shkollën 9-vjeçare “Kushtrimi i Lirisë” ku jep mësim mësuesja fituese Dhurata Myrtollari.
Juria e përbërë nga figura të shquara të botës akademike, figura publike, gazetarë, përfaqësues nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, nëpërmjet një sistemi vlerësimi me pike shpallën fituese të Cmimit të Madh, znj. Myrtollari.
Lindita Nikolla- Ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, e cila i dorëzoi cmimin mësueses fituese u shpreh se: “Misioni i çdo mësuesi nuk mbaron thjesht dhe vetëm me shfletimin e disa librave, por është një mision që kërkon përkushtim në gjithë atë që ju tejçoni në një orë mësimi”.
Krahas çmimit të parë, pati edhe katër çmime të tjera.
Znj. Myrtollari si fituese çmimit të madh së bashku me 5 mësueseit finalistë do të konkurojnë në Global Teacher Pize, e njohur si “Cmimi Nobel në Mësidhënie” një inisiativë e Varkey Foundation që ka për qëllim vlerësimin e figures së mësuesve dhe punës së tyre të palodhshme.
Për më tepër informacion kontaktoni në adresën linda.pino@crca.al
Mail Address: KutiaPostare 1738, Tirana / Albania
Phone: +355 4 2242264
E-mail: acce@acce.al