QEVERIA SHQIPTARE NUK PËRMBUSH PREMTIMIN: 5% PËR ARSIMIMIN E FËMIJËVE

Analiza 10-vjeçare e buxhetit të shtetit tregon se investimet publike për arsimimin e fëmijëve që prej vitit 2013 kanë ardhur vetëm në ulje.

Në kuadër të Javës Globale për Arsimin, Koalicioni për Arsimin në  Shqipëri (ACE),  prezantoi sot në mëngjes raportin për Financimin e Arsimit publik paraunivesritar në  Shqipëri. Ne emër të ACE, Altin Hazizaj i CRCA Shqipëri, prezantoi përpara të  ftuarve dhe grupeve të  interesit gjetjet kryesore të studimit mbi financimet nga qeveritë shqiptare në 10 vitet e fundit për arsimin publik parauniversitar në Shqipëri. Studimi vjen në  konteksin e fushatës kombëtare që  ACE ka shpallur prej kohësh për rritjen në 6% të GDP-së për Arsimin.

Raporti sjell shqetësimin kryesor të  vlerës ende shumë  të  ulët të  GDP-së  që qevria shqiptare investon në  arsimin shqiptar. Kjo vlerë  kap shifrën 2.2 % duke mos qëndruar aspak me premtimet e qeverisë shqiptare.  Në 3 vitet e fundit investimet në  fushën e arsimit kanë  pësuarnjë rënie të theksuar, pavarësisht se programi qeveritar rekomandon të kundërtën.  Studimi sjell edhe një  tablo të  investimeve të  huaja në  fushë n e arsimit, duke treguar shifrën zero të  tyre në  këto 4 vite. Që prej vitit 2014 e në vazhdim insitucionet përgjegjëse shqiptare nuk kanë patur aftësinë të thithin asnjë investim të huaj dhe asnjë investim apo projekt madhor në fushën e arsimit parauniversitar në Shqipëri.

Përsa i përket nxënësve, studimi sjell fakte shqetësuese. Në 10 vitet e fundit numri i nxënësve është ulur me thuajse 200 mijë fëmijë më pak. Kjo ulje rrezikon shkurtimin e shkollave dhe personelin. Nuk është zbatuar asnjëherë formula e llogaritjes “për nxënës” gjatë përgatitjes së buxhetit për arsimin. Numri i nxënësve në shkollat rurale është zvogëluar së tepërmi duke krijuar disavantazh për shkollat e zonave urbane. Ka një diferencë të theksuar ndërmjet numrit mesatar të nxënësve për mësues në zonat rurale dhe urbane, për shkak të ndarjes së pabarabartë në vendodhjen e mësuesve në Shqipëri.

ACE, i propozoi Ministrisë së Arsimit dhe gjithashtu edhe përfaqësuesve të Kuvendit të Shqipërisë, këto rekomandime:

  • Kuvendi i Shqipërisë duhet të vendos një përqindje minimum të detyrueshme për Qeverinë për financimin e arsimit parauniversitar në Shqipëri.
  • Këshilli i Ministrave dhe Ministria e Financave duhet të ndajnë programin buxhetor të arsimit bazë nga parashkollori, sipas standarteve dhe të shohin mundësinë që në vitin buxhetor 2019, programi buxhetor “arsimi profesional” t’i kthehet Ministrisë së Arsimit.
  • Ministria e Arsimit duhet të shohë me prioritet ngritjen e Grupit Lokal të Financimit (LEG), një model i suksesshëm për përthithjen e financimeve.

Deputetet e ftuara të Parlamentit Shqiptar, znj. Vasilika Hysi, znj. Albana Vokshi dhe znj. Kejdi Mehmetaj theksuan njëzëri nevojën për rritjen e buxhetit në fushën e arsimit publik.

Drejtoresha e Arsimit parauniversitar në Ministrinë e Arsimit, znj. Zamira Gjini, e vlerësoi raportin, si një dritare që kërkon të spjegojë shumë detaje në fushën e arsimit parauniversitar dhe kërkoi angazhim të përbashkët, Ministri-OJF, për të bërë të mundur rritjen e buxhetit për arsimin në Shqipëri.

Raporti që u prezantua sot, i hapi rrugë një debati që do të vijojë në të gjitha insitucionet shqiptare të interesit në fushën e arsimit publik parauniversitar. Ky studim u përgatit nga Koalicioni për Arsimin në Shqipëri me mbështetjen e Global Campaign for Education. I gjithë studimi është bazuar në të dhënat zyrtare të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, si dhe nga Ministria e Financave.

Raportin do ta gjeni të plotë të botuar në web-in: www.acce.al

Sponsors

Follow us on facebook

Contact us