NË DITËN BOTËRORE TË SINDROMËS DOWN, KOALICIONI PËR ARSIMIN NË SHQIPËRI RISJELL NË VËMENDJE PROBLEMATIKAT E FËMIJË ME AFTËSI TË KUFIZUAR!

Tiranë 21 Mars 2018 – Ditën e sotme në kuadër të Ditës Botërore të Sindromës Down, Koalicioni për Arsimin në Shqipëri mori pjesë në seancën dëgjimorë sensibilizuese të zhvilluar nga Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë me grupet e interesit dhe me përfaqësues të institucioneve shtetërore.

Kryetari i Komisionit, z. Petrit Vasili në fjalën e tij të hapjes e vlerësoi së tepërmi interesin e OSHC-ve në organizimin e dëgjesës publike si dhe kthimin në një praktikë të mirë të punës së këtij komisioni organizimin dhe përfshirjen në seanca dëgjimore të aktorëve të interesit.

Përgjatë kësaj seance dëgjimore, z. Klaudio Pulaha nga Koalicioni për Arsimin në Shqipëri (ACE), në fjalën e tij risolli në vëmendje 64.2% të fëmijëve 6-15 vjeç, të cilët aktualisht janë jasht sistemit arsimor. Referuar numrit të lartë të fëmijëve me aftësi të kufizuar që janë jashtë sistemit arsimor parauniversitar, z. Pulaha në emër të ACE kërkoi edhe një herë nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë si dhe nga ministritë e linjës: a) Garantimin e aksesit të çdo fëmije për të vijuar arsimin publik; b) Ofrimin e arsimit cilësor për çdo fëmijë në Shqipëri; c) Të bëhen partner me mësuesit për të përmirësuar cilësinë dhe pjesëmarrjen e të gjithë fëmijëve në sistemin arsimor; d) Të kontribuojë në realizimin e përfshirjes së gjithë fëmijëve pa dallim në sistemin arsimor në Shqipëri.

Në vijim, Koalicioni për Arsimin në Shqipëri u ndal në një ndër arritjet më të rëndësishme falë avokimit me MASR, për rritjen e numrit të mësuesve ndihmës në shkollat publike. Referuar kësaj, ACE përgëzoi MASR për dyfishimin e numrit të mësuesve ndihmës për vitin 2018 duke e çuar atë në 600 mësues ndihmës, por kërkoi fuqizimin dhe rritjen e kapaciteteve të tyre!

Në këtë seancë dëgjimore ACE kërkoi sërish nga ministritë dhe institucionet përkatëse: a) Zbatimin në mënyrë rigoroze Ligjin 69 të vitit 2012 për sistemin parauniversitar! b) Përmirësimin e të dhënave statistikore për fëmijët me aftësi të kufizuara.

Në përfundim, Koalicioni për Arsimin në Shqipëri ftoi të gjithë anëtarët e komisionit për të marrë në konsideratë për zgjidhje çdo problematikë që do të adresohen nga dy raporte që ACE është duke punuar, Raporti i Monitorimit për funksionimin e Shkollave si Qendra Komunitare në qytetin e Tiranës, si dhe Raporti i Monitorimit për Shkollat Speciale në të gjithë Shqipërinë.

Sponsors

Follow us on facebook

Contact us