MANIFESTI “6% PËR ARSIMIN” PREZANTOHET PËRPARA FORUMEVE POLITIKE RINORE

Tiranë, 6 Qershor 2017 – Koalicioni për Arsimin në Shqipëri (ACE) prezantoi sot përpara forumeve rinore të partive politike  Manifestin “6% për Arsimin”.

Ky Manifest vjen si rezultat i një pune disa mujore konsultuese me fëmijë e të rinj në 12 qarqe të Shqipërisë dhe përmban problematikat kryesore të arsimit sot në vend, të cilat kanë nevojë për adresim nga partitë politike në programet e tyre elektorale dhe për të vendosur Arsimin si  prioritetin e Qeverisë së ardhshme.

Pesë janë shtyllat dhe kërkesa kryesore të Manifestit: Shkolla të sigurta, Investime në Arsim, E Drejta për Arsim Cilësor dhe Gjithëpërfshirës, Bursa dhe Aktivitete Mbështetëse, Mësues të Kualifikuar në çdo Shkollë.

Znj. Linda Pino, koordinatore e ACE, gjatë prezantimi të Manifestit u shpreh se “....presim prej forumeve rinore të partive politike të nxisin dhe adresojnë tek partitë politike në të cilat aderojnë këto problematika dhe për ta kthyer arsimin në prioritet të Qeverisë së ardhshme përmes rritjes së buxhetit dhe investimeve në arsim”.

Prezantimi i Manifestit të Arsimit ishte pjesë e Ceremonisë së Nënshkrimit të Kontratës Kombëtare për të Rinjtë nga Forumet Politike rinore dhe organizatat e shoqërisë Civile.

ACE do të ndërmarrë në vijim një tur prezantues të Manifestit tek kryetarët e partive politike kryesore në vend.

Për më tepër informacion kontaktoni në adresën linda.pino@crca.al


6% PËR ARSIMIN

1 NË 3 FËMIJË NË SHQIPËRI RREZIKON TË MOS ARSIMOHET!

Në Shqipëri ka mbi 300.000 fëmijë që ndjekin arsimin parauniversitar në vend, por mbi 100 mijë prej tyre për shkak të varfërisë ekstreme[1] rrezikojnë të ngelen jashtë dyerve të shkollës dhe pa asnjë shpresë për të ardhmen e tyre.                                      .

PROBLEMI

  • 40% e popullsisë jeton në kushte varfërie[2];
  • 28% e fëmijëve janë përfitues të ndihmë ekonomike;
  • 50 mijë fëmijë të moshës së arsimit të detyrueshëm janë të detyruar të punojnë në punë familjare për të siguruar mbijetesën e tyre;
  • 20.14% e fëmijëve në moshë shkollore jetojnë në varfëri duke u përballur me vështirësi në sigurimin e nevojave bazë të jetesës[3];
  • 44% e fëmijëve arrijnë të konsumojnë vaktin ushqimor të mëngjesit në 5 ditë të javës;
  • 64% e fëmijëve me aftësi të kufizuara të grup moshës 7-18 vjeç nuk shkojnë në shkollë;

Shqipëria investon 3.3% e PBB për arsimin, shifër kjo nën standardin ndërkombëtar dhe atij rajonal. Kjo masë  e ulët e investimeve cënon përmbushjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG) për ofrimin e arsimit publik, cilësor dhe gjithëpërfshirës për të gjithë. Në vende me të ardhura të ulëta si Shqipëria, investimi me 1 dollar me shumë do të gjeneronte të ardhur prej me tepër se 5 dollarë  në të ardhurat vjetore të një vendi pë r person. Nëse çdo fëmijë deri në 2030 do të përfundonte arsimin e mesëm të lartë, kontributi i tij/saj do të  gjeneronte të ardhura për frymë me një  rritje në masën 75%.

Sot Koalicioni për Arsimin në Shqipëri, i vetmi rrjet kombëtar që avokon për garantimin e të drejtës për arsim, i bën thirrje partive politike, kandidatëve për deputete, Qeverisë dhe Kuvendit të  ardhshëm: RRISNI ME 6% TË PBB BUXHETIN E ARSIMIT NË  SHQIPËRI!

6% PËR ARSIMIN GARANTON

  • Arsim publik cilësor, gjithëpërfshirës dhe pa pagesë për çdo fëmijë kudo në  Shqipëri;
  • Çdo fëmije të varfër i garantohet e drejta për t’u arsimuar njësoj si bashkëmoshatarët, duke ulur nivelin e analfabetizmit dhe braktisjes së shkollës;
  • Rrit investimet në infrastrukturën shkollore, duke mos patur më klasa të mbipopulluara, zhvillim mësimi me turne, si dhe rrit investimin në laboratorë, klasa, palestra dhe biblioteka cilësore;
  • Rritjen e cilësisë në  mësimdhënie, këshillim efektiv të karrierës për adoleshentët si dhe mbështetje psiko-sociale për fëmijët anë e mbanë vendit;


[1] Të dhëna të Bankës Botërore tregojnë se 14% e popullsisë në Shqipëri jetojnë në kushte ekstreme të varfërisë

 

Sponsors

Follow us on facebook

Contact us