KONFERENCA E 1-rë RAJONALE PËR FINANCIMIN E ARSIMIT MERR NË ANALIZË EUROPËN LINDORE DHE VENDET ARABE

Koalicioni për Arsimin në Shqipëri u përfaqësua në këtë konferencë nga katër organizata anëtare të saj, të cilat ndanë eksperiencat e tyre në lidhje me financimin e arsimit publik.

U zhvillua për herë të parë në Beirut, Konferenca Rajonale mbi financimin e arsimit në vendet e Evropës Lindore dhe Lindjes së Mesme.  Duke përkuar me Javën e Veprimit Global për Arsimin (GAWE), në Liban u mblodhën të gjitha koalicionet kombëtare dhe rajonale të shoqërisë civile si dhe aktorët kryesorë të sektorit të arsimit të Evropës Jug-Lindore dhe Lindjes së Mesme.

Në këtë takim, ku të gjithë partnerët e arsimit erdhën së bashku për të ndarë përvojat e tyre, Drejtori i CRCA Shqipëri, Z. Altin Hazizaj, raportoi mbi financimin e Arsimit në vendet e Evropës jug-lindore.  Ai theksoi se llogaridhënia ndaj arsimit 2030 për të gjitha vendet konsolidon dhe forcon avokimin për një financim më të mirë dhe më cilësor të arsimit në rajon.

Nën titullin "Financimi i Arsimit 2030: Rishikimi i rolit të shoqërisë civile në rajonin e Lindjes së Mesme dhe Evropës Lindore", koalicionet e ndryshme për arsimin treguan se shoqëria civile luan një rol të madh në rritjen e sistemeve të llogaridhënies në Axhendën e Arsimit për vitin 2013. 

Koalicioni për Arsimin nga Shqipëria, Gjeorgjia dhe Moldavia paraqitën praktika të mira për avokimin e tyre për një arsim më të mirë dhe gjithëpërfshirës për të gjithë ata që kanë të drejtë të arsimohen.

Ndërkohë në emër të ACE, z. Migit Vataj, ndau gjetjet e studimin më të fundit të Koalicionit mbi financimin e arsimit publik parauniversitar në Shqipëri, në të cilin analizohen të dhënat për buxhetin e shtetit për arsimin publik shqiptar gjatë 10 viteve të fundit.

Ngjarje të tilla si Java e Veprimit Global për Arsimin apo edhe konferenca ACEA rrisin përpjekjet e bashkëpunimin e aktorëve globalë, rajonalë dhe lokalë në një avokim më të mirë të financimit për arsimin.

Sponsors

Follow us on facebook

Contact us