Të nderuar ministra,
Re: Mbrojtja e prioriteteve të arsimit global brenda G20
Urime për...
Tiranë, 7 Mars 2017
DEKLARATË PUBLIKE
(për shpërndarje të menjëhershme)
ARSIMI PARAUNIVERSITAR “MISION I PA PËRMBUSHUR” I QEVERISË
Në Shqipëri janë mbi 470 000 fëmijë që ndjekin arsimin parauniversitar dhe mbi 35 000 mësues që çdo ditë me përkushtim përçojnë dijet e tyre tek çdo femijë anembanë vendit.
Edhe pse programi i Qeverisë 2013-2017 e konsideron arsimin si një ndër politikat më të mira ekonomike dhe si një sistem thelbësor, që garanton zhvillimin tërësor të vendit, dhe synonte që financimi publik për arsimin të shkonte në nivelin e 5% të PBB, realiteti tregon të kundërtën. Në 3 vite buxheti i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit ka pësuar rënie, duke ndikuar drejt për së drejti në sigurimin e cilësisë në mësimdhënie.
Referuar treguesve të buxhetit të shtetit për vitin 2017, fondet për arsimin kanë pësuar rënie në krahasim me një vit më parë dhe vetëm 3.39% e PBB i shkon arsimit. Kjo shifër është ndër më të ulëtat në krahasim me 4.6% e vendeve të Evropës Lindore dhe 5% e PBB e shpenzimeve të vendeve të Bashkimit Europian.
Përqindja e ulët e PBB që Shqipëria investon për arsimin, është nën standardin minimal ndërkombëtar dhe atë rajonal, dhe kjo bie ndesh me detyrimin e shtetit për marrjen e masave të duhura në përmbushjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm për ofrimin e arsimit publik cilësor dhe gjithëpërfshirës. Progres Raporti i BE për vitin 2016[1] thekson se gjatë vitit 2017 Shqipëria duhet në veçanti të sigurojë që Strategjia e Arsimit Parauniversitar dhe Ligji mbi Arsimin e Lartë të zbatohen në mënyrë efektive dhe të përmirësohet trajnimi i mësuesve.
Sipas Raportit paraprak mbi rezultatet e instrumentit të identifikimit të nevojave, të realizuar nga Instituti i Zhvillimit të Arsimit, rezulton se 50% e mësuesve kanë nevoja të konsiderueshme për trajnime në të gjitha fushat: planifikimi; mësimdhënia; klima dhe menaxhimi i klasës; komunikimi; zhvillimi profesional dhe përvoja e pakët në mësim.
Studime të ndryshme në fushën e mësimdhënies vlerësojnë së tepërmi rolin që mësuesi luan në jetën e nxënësve. Mësuesit konsiderohen si aktorët kyç, në aftësimin e fëmijëve që prej fëmijërisë së hershme e përgjatë trajektoreve të procesit të të nxënit[2].
Pavarësisht Reformës në sistemin e Arsimit parauniversitar dhe ngjitjes me 21 vende të Shqipërisë në Raportin e Vlerësimit Ndërkombëtar PISA 2015, ende ka shumë për të bërë. Raporti “Zhvillimi Profesional dhe Vlerësimi i Mësuesve në Shqipëri”[3], i realizuar nga ACCE, nënvizon se ajo që nevojitet më shumë në Shqipëri është një politikë vizionare e artikuluar qartë dhe një bazë institucionale me veprim të efektshëm për të përmirësuar statusin, autoritetin dhe cilësinë e mësuesve.
Sot, në Ditën Kombëtare të Mësuesit, Koalicioni për Arsimin e Fëmijëve në Shqipëri duke besuar se zhvillimi i një sistemi arsimor profesional është shumë i rëndësishëm në sigurimin e cilësisë në arritjet e nxënësve i bën thirrje Qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit e Sportit:
Për më tepër informacion kontaktoni në adresën: linda.pino@crca.al / tel +355676075400
[1]https://ec.europa.eu/neighbourhoodenlargement/sites/near/files/pdf/key_documents/2016/20161109_report_albania.pdf
[2] Sipas studimit të UNESCO “Rethinking Education. Towards a global common good?”
Mail Address: KutiaPostare 1738, Tirana / Albania
Phone: +355 4 2242264
E-mail: acce@acce.al