ACE FILLON TURIN E TAKIMEVE ME PARTITË POLITIKE PËR PREZANTIMIN E MANIFESTIT “6% PËR ARSIMIN”

Tiranë, 12  Qershor 2017 – Koalicioni për Arsimin në Shqipëri (ACE) filloi sot turin e takimeve me partitë politike në vend, për tu dorëzuar dhe për ti njohur me Manifestin “6% për Arsimin”.

Ky tur ndërmerret përpara Zgjedhjeve Kombëtare të 25 Qershorit 2017 për të avokuar me partitë politike futjen në programet e tyre elektorale të kërkesës për rritjen e buxhetit të arsimit.

Manifesti ju dorëzua sot zyrtarisht znj. Kejdi Mehmetaj, përfaqësuese e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Në këtë takim LSI-së ju bënë prezente pikat kryesore të tij duke kërkuar përfshirjen e tyre në programin elektoral të kësaj partie me qëllim adresimin e tyre në Qeverinë e ardhshme.

Përmes Manifestit dhe Peticionit ‘6% për Arsimin, ACE kërkon nga partitë politike dhe kandidatët e tyre që në Parlamentin e ardhshëm të rrisin me 6% të PBB-së Buxhetin e arsimit në Shqipëri. Sepse vetëm në këtë mënyrë do të sigurojmë Arsim cilësor dhe gjithëpërfshirës, Shkolla të sigurta, Investime në Arsim, Bursa dhe Aktivitete Mbështetëse dhe Mësues të Kualifikuar në çdo Shkollë.

Turi i prezantimit të manifestit do të vazhdojë në ditët në vijim, me partitë kryesore në vend si PS, PD, PDIU, PR, PBDNJ, etj, por edhe me partitë e reja si LIBRA apo SFIDA, për ti bërë aleatë me kërkesat dhe kauzën tonë për ta kthyer arsimin në prioritet të Qeverinë së ardhshme.

Për më tepër informacion kontaktoni në adresën linda.pino@crca.al

Sponsors

Follow us on facebook

Contact us