“6% PËR ARSIMIN”-DREJT NJË PLATFORME TË PËRBASHKËT AVOKUESE PËR RRITJEN E BUXHETIT PËR ARSIMIN E FËMIJËVE DHE TË RINJVE

Tiranë, 27 Shtator 2017 – Ditën e sotme më shumë se 15 organizata të shoqërisë civile, Sindikata e Pavarur e Arsimit dhe Shkencës, përfaqësues të grupit avokues të të rinjve për arsimin u mblodhën së bashku në një takim konsultues, për të konsultuar, koordinuar dhe ndërmarrë nisma të përbashkëta në kuadër të avokimit për rritjen e buxhetit për arsimin për fëmijët dhe të rinjtë.

Gjatë këtij takimi, të organizuar nga Koalicioni për Arsimin në Shqipëri, u diskutua rreth buxhetit të ulët që arsimi ka pasur gjatë viteve të fundit, problemet me të cilat përballen më së shumti fëmijët dhe të rinjtë, cilësia dhe aksesi në arsim, etj.

Grupi avokues i të rinjve, pjesë e këtij takimi, diskutuan me të pranishmit disa problematika që lidhen kryesisht me ligjin për arsimin e lartë, tarrifat e studimit, dhe vendosën të bashkohen në nismat e përbashkëta që do të ndërmeren.

Koalicioni për Arsimin në Shqipëri në bashkëpunim me organizatat pjesëmarrëse, sindikata e pavarur e arsimit dhe shkencës, grupi avokues i të rinjve së shpejti do të vijojë me hapa konkretë avokuese për zbatimin e kërkesës “6% për Arsimin”, për një arsim gjithpërfshirës dhe të drejtë dhe nxitja e mundësive për mësim gjatë gjithë jetës për të gjithë.

Sponsors

Follow us on facebook

Contact us