KRITERET PËR ALIKIM

Koalicioni për Arsimin e Fëmijëve në Shqipëri, Ministria e Arsimit dhe Sportit, Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri në bashkëpunim me Varkey Foundation organizojnë për herë të parë në Shqipëri Çmimin Kombëtar “Mësuesi i vitit” për vitin 2017.

Aplikimi do të bëhet i gjithi online dhe ka disa seksione. Çdokush që aplikon duhet të hap një llogari të tij/saj dhe më pas të hedh të gjitha të dhënat që kërkohen. Do të ketë mundësi që ta ruani aplikimin deri sa ai të jetë gati për t’u dërgura kur të jetë i plotë. Aplikimet jo të plota nuk do të mund të dërgohen dot.

Për çdo pyetje apo problem që mund të ndeshni, ju lutem shkruani një e-mail për znj. Linda Pino, Kordinatore Kombëtare e ACCE, adresa linda.pino@crca.al

DOKUMENTACIONI QË TREGON PLOTËSIMIN E KRITEREVE PËR APLIKIM

Duke u regjistruar në këtë aplikim gjithësecili pranon dhe  bie dakort me kushtet dhe kriteret e mëposhtme:

HYRJE:

Koalicioni për Arsimin e Fëmijëve, Ministria e Arsimit dhe Sportit, Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri në bashkëpunim me Varkey Foundation do të organizojnë për herë të parë në Shqipëri Çmimin Kombëtar “Mësuesi i vitit”.

Aplikimi do të duhet dorëzohet/ të dërgohet  para dt 1 Shtator 2017. Fituesit do të shpallen në një ceremoni brenda datës 10 Tetor 2017. Një Juri e përbërë nga figura të shquara të botës akademike, figura publike, gazetarë etj do të vlerësojnë dhe përzgjedhin  20 mësuesit më të mirë në Shqipëri.

KRITERET

  • Të ketë përfunduar Arsimin e Lartë;
  • Të jetë duke ushtruar profesionin e mësimdhënies në sistemin arsimor parauniversitar publik/privat;
  • Të mos jenë marrë masa disiplinore nga ana e drejtorisë së shkollës/ Drejtorisë Rajonale Arsimore/Zyrë Arsimore në shkollën ku ushtron profesionin;
  • Të mos ketë qenë i dënuar ( çdo aplikant duhet të paraqesë një vetëdeklarim. Për 20 finalistët do të kërkohet dëshima e penalitetit)

KRITERET E VLERËSIMIT

  • Çdo mësuses, staf shkolle në rang kombëtar mund të marrë pjesë në nominim.
  • Pesë do të jenë kategoritë kryesore të vlerësimit;
  • Mësuesi i Vitit në Mësimdhënie;
  • Mësuesi i Vitit  Avokues për të Drejtën për Arsim;
  • Mësuesi i Vitit në Inovacion;
  • Mësuesi i Vitit si Kontribues në Arritjet Akademike të Shkollës;
  • Mësuesi i Vitit në Arsim Parashkollor.

 

Sponsors

Follow us on facebook

Contact us